Aleksandër Vuçiç “braktis” Samitin e BE në Tiranë, flet Edi Rama: Do vijë se nuk ka rrugë tjetër, do jetë katastrofike për të dhe Serbinë

by admin
Spread the love

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar disa ditë më parë se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë.

Lidhur me këtë, është pyetur Kryeministri Edi Rama nga gazetarët, i cili është shprehur se Serbia do të jetë në Samit.

Sipas kryeministrit, nëse Vuçiç nuk vjen, atëhere kjo do të jetë katastrofike jo vetëm për të por edhe për Beogradin.

“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë”, tha Rama.

You may also like