Aleksandër Çipa tregon çfarë po planifikon Presidenti Meta pas sulmit që ka nisur ndaj Bashës

by admin
Spread the love

Analisti Aleksandër Çipa shprehet se ndërhyrja e Presidentit Meta në konfliktin brenda PD-së ishte e beftë dhe nuk pritej. I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Çipa tha se presidenti duhet të jetë mbi palët, sipas rolit që i përcakton Kushtetuta, por kjo sipas tij tregon njëherësh se pas largimit nga presidenca, ai do të jetë aktiv në politikë.

Deklarata e Çipës:

“Është e beftë ndërhyrja e presidentit Meta në këtë konflikt të brendshëm të PD-, rikthim në kulisat elektorale ishin të papritura. Se ai pretendon se me të drejtë edhe pas mbylljes së mandatit presidencial do të vazhdojë të jetë aktiv si lider në jetën politike të vendit. Edhe ai do të atakohet për atë që flitet si “non-grata”, dhe për shkak të situatës së LSI për një shkrirje. Unë pres që Meta të mos bëjë gjë tjetër të evidentojë dy çiftet, një aleance mes Metës dhe Berishës, për udhëheqësi të re të PD, e përkundër tij, ai evendentoi në mënyrë të dukshme pranësinë mes Ramës dhe Bashës”, tha Çipa.

You may also like