Aleati i Bashës i gatshëm të bashkëpunojë me mazhorancën: Ju japim votat për Vetingun por me një kusht

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se opozita duhet të bëjë kompromis me shumicën duke dhënë votat për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vettingut në këmbim të rishikimit të reformës territoriale dhe kodit zgjedhor.

“Po të isha unë, ai që do të negocioja, asnjëherë nuk ka fitore të njëanshme, fitojnë dy palët, si PS-PD të lëshojnë. Shumica kërkon shtyrjen e komisioneve të vetingut opozita mund të japë votat në këmbim të këtyre që folëm”, tha ai ne Abc, referuar dy reforma prioritare që kërkon opozita.

Por çfarë ndryshimi kërkon konkretisht Agron Duka te Kodi Zgjedhor? “Koalicionet patjetër” tha ai. Kreu i PAA-së këmbëngul te rikthimi i sistemit të vjetër, koalicionet “shumë-listore”, të tipit lokomotivë me shumë “vagonë” të vegjël, pasi sipas tij sistemi elektoral që lejon vetëm koalicione një-listore i ka penalizuar duke u hequr vota dhe mandate.

“Shumica duke qenë e vetme në zgjedhjet e kaluara, arriti të “qepë” kodin që t’i fusë të gjitha partitë e tjera në një sigël. Na ka penalizuar. PD për shkak të këtij Kodi Zgjedhor na dha vetëm në tre qarqe, në morëm 10500 vota, në konkurrencë brenda listës së PD-së, por nëse do të kishim kandidatët tonë, do të merrnim dyfish. Sa më shumë “vagonë” të ketë, nuk mund të bëhet me një të rënë të lapsit. Këtu PD nuk duhet të lëshojë. PD nëse do të vijë në pushtet duhet të ngulë këmbë në këtë drejtim. PD ka shumë aleatë të vegjël. Por të ishte ai kod “kandari” do të peshonte këtej. Me sistemin e vjetër LSI do të kishte 10-12 deputetë. I lanë fushën bosh dhe Rama bëri “gol,” deklaroi ai.

Lajme interesante

You may also like