Aleati flet për krisjen me Bashën: Vendimet i marr vesh nga televizori

by admin
Spread the love

Kreu i PAA, Agron Duka u shpreh se mes partive të opozitës nuk ka një bashkërendim në lidhje me qëndrimet e saj pas 25 prillit.

Në lidhje me komisionet hetimore të ngritura nga PD, Duka u shpreh se i kanë marrë vesh ato përmes medias, por nënvizoi se do ishte e udhës që opozita të mblidhej në një tryezë për të bashkërenduar qëndrimet e saj.

“Nuk kemi bashkërendim pozitiv. Edhe në ato pak seanca që kemi bërë vendimet që kemi marrë i kemi marrë individuale. Për komisionet e PD i marrim vesh në media. Nuk kemi pasur bashkërendim. Do ishte më mirë të kishte një tryezë për të dalë me vendime të përbashkëta. Basha pas deklaratës së Ramës, del dhe jep zgjidhjen e krizës me 7 pika, ndërsa Berisha thotë kjo nuk zgjidhet me 7 pika. Fatkeqësisht që nuk do jetë kohë shumë e shkurtër për zgjidhjen e këtij problem. Pasi të sqarohet poli kryesor në PD do jetë më e mundur bashkërendimi i krahëve të opozitës”, shtoi Duka për Abc News.

You may also like