Aleate e ngushtë e Rusisë, Siria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

by admin
Spread the love

Siria ka njoftuar se po ndërpret lidhjet me Ukrainën. Ky vendim vjen si mbështetje e aleatit të saj të ngushtë Rusinë, po ashtu edhe një kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të Kievit.

“Republika Arabe Siriane ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në përgjigje të vendimit të qeverisë ukrainase”, tha një zyrtar i ministrisë së jashtme, i cili nuk u identifikua, për agjencinë shtetërore të lajmeve SANA.

Më herët Ukraina njoftoi tashmë se po i ndërpret lidhjet, pasi Siria njohu republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrinës.

Rruga Press

You may also like