Aleanca për Shqiptarët në Tetovë me kryetar të ri

by admin
Spread the love

Flakron Bexheti është zgjedhur kryetar i ri i degës së Aleancës për Shqiptarët për Tetovën. Gjatë mbledhjes së sotme të degës është konstatuar se Flakron Bexheti ka qenë i vetmi kandidat për kryetar dege i paraqitur në konkursin e partisë. Bexheti në këtë post vjen pas dorëheqjes së Pëllumb Velës.
Flakron Bexheti me profesion është jurist ndërsa së fundmi mban edhe titullin Doktor i shkencave juridike. Më parë ka qenë zëdhënës i ASH-së.

You may also like