Aleanca për Shqiptarët- Dega e Tetovës: BDI duhet të bjerë, por nga çdo pushtet

by admin
Spread the love

Dega e Tetovës e partisë Aleanca për Shqiptarët ka dërguar një reagim në lidhje me përkrahjen eventuale të tyre ndaj ndonjërit prej kandidatëve që kanë mbetur në garë për komunën e Tetovës.
Ata kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë ende asnjë qëndrim dhe se për këtë do të vendosin organet partiake. Nga ASH-Tetovë, thonë se ata janë të interesuar që BDI të rrëzohet nga pushteti në të gjithë komunat, ndërsa sipas tyre BDI bjen përfundimisht kur të bie Qeveria.
“Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës. Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët- Dega e Tetovës.

You may also like