Aleanca për Shqiptarët: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullstië zgjedhore

by admin
Spread the love

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “regjimi LSDM-BDI edhe një herë po e dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhet e lira dhe demokratike”.

Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se të gjithë kemi qenë dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për manipulimin e zgjedhjeve

U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të regjimit”, thuhet në fund të njoftimit.

You may also like