Aleanca për Shqiptarët: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

by admin
Spread the love

Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike, vlerëson Aleanca për Shqiptarët. Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.

“Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës. Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për manipulimin e zgjedhjeve. U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të regjimit”, theksohet në reagimin e partisë opozitare shqiptare. /SHENJA/

You may also like