Albina Kelmendi: Mezi presim të dalim nesër në skenë, ishalla do Zoti të festojmë në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

by admin
Spread the love

Këngëtarja Albina Kelmendi, që bashkë me familjen e saj po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, ka folur për emocionet e natës së dytë të gjysmëfinales, ku shteti shqiptar u kualifikuar për në finale.

Ajo tha se emocionet ishin të papërshkrueshme mbrëmë dhe se këtë ia atribuoi mbështetjes së shqiptarëve anë e mbanë botës.

Kelmendi tha se mezi po presin që nesër mbrëma të dalin në skenë e të përformojnë në finale, e siç tha ajo “t’iu bëjmë krenarë edhe më shumë”.

“Është e vështirë të flasim për ndjenja e emocionet. E ndjenim prej zemrës se Shqipëria do të shkojë e para në finale, e në anën tjetër ishte ajo frika që në Evrovizion është befasi e gjithçka ndërron loja aty për aty. Emocioni është shumë pozitiv”, tha Kelmendi në “Edicioni Specia” në Shqip.

Tutje, ajo tha se kanë punuar shumë që këtë vit Shqipëria ta ketë një nga përfaqësimet më të mira, ku u shpreh se “ishalla do Zoti që të vijmë e të festojmë fitoren në Kosovë e Shqipëri bashkë”, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like