Albin Kurtit nuk i mjafton posti i kryeministrit për të kryer punë, do të dëshironte të ishte kryeprokuror – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë prezantimit të buxhetit në qytetin e Pejës ka thënë me ironi se më e rëndësishme do të ishte sikur të bëhej kryeprokuror.

Ai tha se për të ecë mbarë po nuk funksionojnë edhe prokuroria edhe gjyqësia si duhet, vonohen shumë.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror”.

“Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai tha munden t’i vonojnë, por sipas tij, edhe këtë pengesë do t’ia dalin.

“Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ia dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.

You may also like