Albin Kurti i refuzoi paratë e SHBA – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, thotë se Kosova nuk pranoi para nga amerikanët.

Është fjala për fondet e ofruara nga SHBA qeverisë së Albin Kurtit për përmirësimin e projektit të gazit. Ish-ambasadori e kritikon Kurtin për këtë vendim dhe shton se ambasada amerikane në Prishtinë duhet të jetë më e qartë në këtë pikë.

“Në Kosovë, qymyri duhet të dalë nga përdorimi. Është i dëmshëm. Ajo që kemi parë nga qeveria aktuale është refuzimi i parave të SHBA-së për gazin, pasi ky do të ishte më e lirë dhe më e shëndetshme për popullin e Kosovës. Duhej që ambasada amerikane të ishte më e qartë për këtë. Ata humbën mundësinë për të qenë të drejtpërdrejtë”, citohet Grenell nga B92.

Grenell, një ish-i besuar i ish-presidentit Trump për të zgjidhur çështjet e Ballkanit, tani thotë se administrata e Bidenit duhet të jetë më agresive në Ballkan.

“Ideja që SHBA të presë Brukselin është zhgënjyese. Ne duam të shohim më shumë veprime në aspektin e dialogut. Administrata e Biden duhet të jetë më agresive. Ata duhet të jenë më aktivë në Ballkan duke emëruar një të dërguar special. Nuk e kam parë Biden të flasë për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Grenell, duke iu referuar arritjes së një marrëveshjeje në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit, nën diktatin e Trump-it. /tesheshi.com/

You may also like