Albin Kurti e ka humbur qetësinë, po e nervozon opozita “e vogël”

by admin
Spread the love

Qeveria luksoze gjithë ditën e lume përlahet me opozitën për të kaluarën.

Edhe pse opozita ‘e vogël’, Kryeministri nuk ngihet me ‘vogëlsinë’ e tyre, sa më e ‘vogël’ opozita, atij i duket më e madhe.

Opozita e vogël po, por po ia del ta nervozojë Kryeministrin, i cili, për 1 vit, ende asnjë punë të mirë nuk e ka bërë.

Ka dështuar, sepse Albin Kurti merret veç me të kaluarën, dhe pikërisht kjo prirje e tij ka krijuar atmosferë depresive.

Albin Kurti e ka humbur qetësinë.

Ka përçarë, e ka ndarë popullin, ka ndjellur fatkeqësi; e ka varfëruar popullin…e ka motivuar ekzodin e shqiptarëve.

E ka rrezikuar sigurinë kombëtare.
Është po ky i njëjti që s’është moti që ka thënë se ‘Shqiptarët nuk e duan Amerikën, por ia kanë frikën’!

Albin Kurti sot në Kuvend i spiunoi bisedat me Ramushin, dhe i tregoi armikut se ‘mashqit e Ramushit janë lodhur’!

Është paburrëri e madhe të spiunosh bisedat që flitej n’besë.

Është e tmershme se sa poshtë na ka rá katund, se në çfarë niveli na ka katandisur qeveria Kurti:

Kemi ngelur të prapambetur,
të pazhvilluar ekonomikisht,
të varfër dhe të braktisur nga shteti;
të pasigurtë, dhe të rrezikuar nga padija dhe ng megalomania që na udhëheq.

  • Jemi bërë shoqëri humoristike që çdo tragjedi e kthen në humor;
    i madh e i vogël i pleqnon hallet e botës.

…bota merret me bukë për popujt e saj, e ne duhet të sigurojmë rezerva ushqimore për të ushqyer komplekset e Albin Kurtit, i cili ndjehet aq ‘i madh’ sa që secila kritikë ia nxeh gjakun dhe e bën cinik.

Nuk je ‘i madh’ kur ‘i vogli’ sa herë do të bën nervoz.

‘Sa herë që dikush të bën nervoz, ai person e ka pushtetin mbi ndjenjat e t’ua’!

  • Ministresha e Drejtësisë e pagdhendur deri ku s’ka më,qesh e pakét duke qeshur, kur Kryeministri i përmend ‘mashqit e lodhur’ të Ramushit.

S’të ka hije. Nanat tona e kanë pasur zanat të na mësojnë që edhe ujin kur ta pimë ta kthejmë kokën anash, pak marifet duhet,
e kjo shkon qaraveshet me ‘mashqit e lodhur’, në vend se t’i vijë gjynah për ushtarët që i ka lodhur Liria për të cilën kanë luftuar.

Vetëvendosja e kanë merak t’i përqeshin ushtarët e UÇK-së!

Mimoza Kusari me brushë, i tregoi botës sesi opozita e Kosovës është Rusia, kurse Albini dhe ajo, janë Ukraina.

P.S. Kurrë Kosova nuk është dukur më jo serioze dhe më e mjerë se sa që po duket tash.
Një njeri serioz, as për bé.

Lexo lajme interesante

You may also like