Albana Vokshi: Lulzim Bashën do ta kishte zili edhe Enver Hoxha

by admin
Spread the love

Deputetja Albana Vokshi e përjashtuar nga kryesia e PD-së që drejtuar nga Basha ka ngritur akuza të forta në adresë të kryedemokratit. Duke folur në Zona Zero në Top Neës, Vokshi u shpreh se në protestën e 8 janarit, por edhe ditë më para janë mbyllur kamerat e katit të dytë dhe të tretë dhe kjo, sipas saj, nga Basha për të mos regjistruar njerëzit e armatosur që ishin brenda selisë së PD-së.

“Kanë qenë të mbyllura kamerat e katit të dytë dhe të tretë nga Basha për të fshehur njerëzit e armatosur dhe lëndët kimike. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kush i lejoi të futeshin këto persona? Nuk do të ketë protestë vetëm te selia, do të ketë protesta të tjera, është kërkuar nga anëtarësia që të bëhet protestë për të marrë selinë. Jemi në terren në bazë, me anëtarësinë, Basha së bashku me enturazhin e tij është mbyllur brenda selisë së PD-ës. Po punojmë për shkuar drejt Kuvendit të 22 marsit”, deklaroi Vokshi në Zona Zero.

Ajo shtoi se gjithçka pritet nga Basha përderisa përjashtoi Berishën, që ka qenë mbështetësi kryesor i tij.

“Basha është i shkarkuar. Persona që kanë qenë në kryesi janë shkarkuar me vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, çdo vendim që pretendohet nga ana e tyre është nul. Nuk merrem me to, kemi shumë punë për të bërë për një opozitë reale. Basha është një deputet i thjeshtë, që nuk ka tagër të marrë një vendim ndaj një deputeti apo një anëtari të thjeshtë. Intriga apo mbledhje që organizohen në mes të natës më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Ai po bën më keq se Partia Komuniste e Enver Hoxha do ta kishte zili. Po bëhet për të mbuluar dhe mohuar dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së, që e kanë ndjekur prej 8 vitesh e kanë sakrifikuar për Lulzim Bashën prej disa vitesh”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj, 8 janari përcaktoi opozitën reale nga ajo fasadë që përfaqësohet nga Basha.

You may also like