Alban Hyseni i VV’së e shpall fitoren, mund të pamposhturin e Gjilanit

by admin
Spread the love

Kryetari i pamposhtur i Gjilanit, Lufti Haziri duket se nuk do ta mbajë më këtë epitet. Kundërkandidati i tij nga VV, Alban Hyseni e ka shpallur fitoren.

Përmes një statusi në Facebook, Alban Hyseni, kandidat i VV’së për kryetar të Gjilanit, ka shpallur fitoren për të parin e kësaj komune.

Edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat nga KQZ, rezultatet e deritanishme edhe aty e del fitues Hyseni i VV’së, duke bërë që t’i shkaktohet humbje Lutfi Hazirit të pamposhtur deri më tani.

Hyseni i cili pritet të jetë kryetar i ri i Gjilanit, ka thënë se do të mbajë premtimet e dhëna në fushatë, dhe ato do t’i bëjë realitet gjatë mandatit të tij si kryetar.

Reagimi i plotë i kandidatit të VV’së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni:

E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira.
Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë.
Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë.

You may also like