Alban Hyseni i përgjigjet asaj që Gjilanit i ka munguar me vite

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar fushatën e tij në mbështetje të kandidati të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.

Kurti tha se Hyseni është politika e rë që i duhet Gjilanit, pasi sipas tij, ai është zë i qetë por që dëgjohet larg.

“E ka dijen nga shkollimi dhe studimi, nga aktiviteti publik dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga familja e historia e këtij qyteti. Albani i përgjigjet me saktësi asaj që Gjilanit i ka munguar me vite”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se pavarësisht moshës së Hysenit, biografia profesional e politike e tij është e pasur, dhe kjo, sipas Kurtit, ia shton Hysenit potencialin si intelektual me energji e mendësi të re.

“Mbi të gjitha, ai është një i ri që nuk kujdeset veç për të rinjtë por për secilën moshë, gjini e kategori. Sa shumë nevojë ka Gjilani mu për këtë”, shkroi Kurti, përcjellë Klankosova.tv.

You may also like