Alarm në mbrojtje për Xavin, Barcelona udhëton e përgjysmuar drejt Milanos

by admin
Spread the love

Barcelona është në emergjencë totale në mbrojtje në prag të transfertës kundër Interit në Champions League. Tekniku Xavi duhet të bëjë pa Araujo, Kounde dhe Bellerin, më saktë tre kandidatët për rolin e mbrojtësit të djathtë, dhe do të jetë i detyruar që të shpikë një zgjidhje për të rregulluar situatën në atë krah.

De Jong dhe Depay nuk janë regjistruar në Kupat e Europës dhe tekniku i spanjollëve ka grumbulluar edhe të riun Casadò mes 21 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Milanos.

Për momentin nuk është akoma i qartë plani taktik i Xavit, por me shumë mundësi do të shfrytëzohet Sergi Roberto për të mbuluar këtë rol. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like