Al Nassr ofertë konkrete për Ronaldon, arabët tundojnë me miliona portugezin

by admin
Spread the love

Në Arabinë Saudite e kanë marrë seriozisht një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në kampionatin vendas. Al Nassr, një nga klubet më të rëndësishme të këtij shteti, ka thyer akullin dhe i ka ofruar fenomenit portugez një kontratë 3-vjeçare prej 216 milionë eurosh.

Klubi arab shpreson që Ronaldo të ketë dëshirë për aventura të reja dhe pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e tij, burime pranë klubit konfirmojnë që interesimi i tyre për lojtarin është më i madh se kurrë më parë.

Falë kontakteve të vendosura në verë, tashmë bisedimet janë në fazë të avancuar dhe pritet vetëm fjala e CR7. Nëse portugezi do të vendosë të pranojë ofertën, atëherë marrëveshja mund të finalizohet me sukses shumë shpejt. / Oversport.tv

You may also like