Al Khelaifi nis merkaton dhe synon lojtarin e Manchester United: Me Messin flasim pas Botërorit!

by admin
Spread the love

E ardhmja e Lionel Messit është gjithnjë e më shumë në dyshim duke qenë se kontrata e argjentinasit skadon në fundin e këtij sezoni.

Inter Miami, por edhe Barcelona synojnë të bindin “pleshtin” për të shijuar vitet e fundit në futbollin aktiv, megjithatë edhe PSG nuk është dorëzuar dhe do të luftojë për ta mbajtur 35-vjeçarin në organikë edhe për sezonin në vijim. Së fundmi, presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi theksoi se me argjentinasin do të diskutojnë pas Botërorit, ndërsa zbuloi edhe se në merkaton e janarit mund të tentojnë transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United.

“Me Messin kemi rënë dakord që të diskutojmë pas Kupës së Botës, të dyja palët janë shumë të lumtur nga ky bashkëpunim. Ai është shumë i kënaqur nga klubi i PSG dhe diçka e tillë dallohet edhe në kombëtaren e Argjentinës, e shihni sa i lumtur është? Me ne ka zhvilluar një super sezon.

Rashford? Është me të vërtetë një djalosh i jashtëzakonshëm, nëse largohet me zero nga United të gjithë do të duan të firmosin me të. Ne nuk fshihemi dhe në të kaluarën kemi biseduar me të, por nuk ishte momenti i duhur. Pse jo në merkaton e verës? Mund të flasim, por tashmë është i përqendruar te Kupa e Botës. Pastaj në janar të shohim, me pak fat dhe nëse na intereson, atëherë do të flasim me të”, u shpreh Rashford.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like