Al-Khelaifi: Askush nuk e do Super League, janë vetëm tre klube

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG dhe kreu i shoqatës së klubeve europiane, ECA, ka folur së fundmi për projektin Super League dhe thekson se vetëm Barcelona, Real Madrid dhe Juventus po mundohen ta mbajnë gjallë.

“Të gjithë janë kundër Super League: tifozët, media, klubet e madhe dhe të vogla. Janë vetëm tre klube që e duan. Disa njerëz vjet tentuan të rrëzonin sistemin, por tani klubet kanë më shumë ndikim, janë më të pasura dhe më të bashkuara.

Gjëja më pozitive dhe në të njëjtën kohë e çuditshme, është se ajo për momentin luajnë në turnetë e UEFA, argëtohen dhe marrin pjesë në kompeticionet më të mira. Nuk mund të bëjnë shumë.

Kur punojmë së bashku rezultatet janë shumë më të mira. Ata që dyshonin te modeli aktual i futbollit europian ishin të gabuar”, është shprehur mes të tjerash presidenti i PSG, Al-Khelaifi. / oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like