Al-Hilal mohon se ka arritur marrëveshje me Messin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Al-Hilal e dëshiron Leo Messin dhe prej disa muajsh është duke punuar për të bindur argjentinasin me një propozim marramendës.

Pavarësisht kësaj, dhe siç ka mundur të mësojë gazeta spanjolle Mund Deportivo, nga klubi saudit ata theksojnë me dyer të mbyllura se nuk ka asgjë të nënshkruar, asnjë marrëveshje verbale me sulmuesin e Rosarios.

Ata e pranojnë se janë në kontakt për të tentuar t’i afrohen pozicioneve me ambientin 10, por konfirmojnë atë që baba i Messit e tha, duke përgënjeshtruar të gjitha lajmet.

Prioriteti i skuadrës së Riadit është nënshkrimi i Messit. Është objektivi i madh dhe nuk e fshehin dhe do të bëjnë të pamundurën për të marrë kapitenin e Albicelestes, të kërkuar edhe nga Barça, përcjell Klankosova.tv.

Tani për tani, ata do të duhet të presin dhe do t’i lënë opsionet e tjera në “stand by”: si ai i Busquets, i cili është gjithashtu një nga lojtarët për të cilët janë interesuar ditët e fundit.

You may also like