Al-Hilal luan “tenis” ndaj Al Jazira, në gjysmëfinale e pret Chelsea i Tuchel

by admin
Spread the love

Al-Hilal ka treguar forcën kundër Al Jazira, duke fituar me rezultatin 6-1 në Kupën e Botës për klube dhe tani kualifikohet në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Chelsea, fituesin e UEFA Champions League.

Al-Hilal u befasua nga një gol i shpejtë i Diaby, por u kundërpërgjigj që në pjesën e parë, duke barazuar me Ighalo dhe më pas kaloi në epërsi me Pereira.

Skuadra nga Arabia Saudite nuk u përmbajt, duke shënuar edhe katër gola të tjerë në portën e Al Jazira. Skenën e morën Kanno, Al Dawsaei, Marega dhe Carrilo që gjetën rrugën e rrjetës.

KUPA E BOTËS PËR KLUBE

Al-Hilal – Al Jazira 6-1
Shënues:
Ighalo 36’, Pereira 40’, Kanno 58’, Al Dawsari 78’, Marega 88’, Carrillo (pen.) 90+2’ / Diaby 14’

/ oversport.tv

You may also like