Akuzohet se vendosi lëndë shpërthyese në banesën e Dukës, biznesmeni 34-vjeçar del para gjykatës

by admin
Spread the love

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, është paraqitur këtë të shtunë në gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Prokuroria e Rrethit ka kërkuar arrest me burg për biznesmenin 34-vjeçar.

I riu rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe vendimi i ekspertit mjekoligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn nën akuzë.

Do të jetë një raport paraprak i mjekësisë ligjore që do të japë verdiktin se me çfarë shenjash ka të bëjë për të bërë të mundur edhe përcaktimin nëse janë mbetje fitilash ose jo.

Sipas të dhënave mësohet se grupi hetimor ka ngritur dyshime se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të vilës së Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës.

Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë të lëndës së dyshuar në dorën e djathtë të Hasanajt.

Kundër gjithë pretendimeve dhe akuzave të ngritura ndaj Hasanajt është vendosur avokati mbrojtës i tij. Ai që prej të enjtes vijon të këmbëngulë se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai ka prova të mjaftueshme për ta provuar këtë fakt.

You may also like