Akuzohet se ka droguar dhe përdhunuar një vajzë, ylli i Portugalisë nën hetim

by admin
Spread the love

Një nga emrat e njohur të futbollit europian, portugezi Uilliam Karvajo, do të paraqitet nesër në policinë e Seviljes për të dhënë deklaratat e tij rreth akuzave që janë ngritur se ka përdhunuar një vajzë.

“OK Diario” bën të ditur se lojtari duhet të japë shpjegimet për pretendimet e një vajze e cila ka akuzuara lojtarin e Betisit se e ka përdhunuar, në një ngjarje që ka ndodhur në muajin gusht pikërisht në Sevilje. Viktima ka bërë denoncim duke shpjeguar se është njohur me të në një restorant dhe më pas kishin shkuar në një diskotekë. Më vonë, ata kishin qenë në një dhomë hoteli, ku ajo ishte zgjuar me shenja të dukshme dhune në trup dhe pa memorie të asaj që kishte ndodhur.

sdfsdffdfdssfdsdf

Ndaj ajo kishte bërë denoncimin në polici duke e akuzuar lojtarin se e ka droguar dhe përdhunuar, teksa ka insistuar në dëshminë e saj se “mbante mend mirë pamjen e Uilliam sipër saj”. Kështu, për lojtarit është hapur ky hetim dhe dita e nesërme është ajo e caktuar për të, që të paraqitet për të dhënë versionin e tij rreth ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like