Akuzat për përdhunim! Trump urdhërohet të paguajë 83.3 milionë dollarë si dëmshpërblim ndaj E. Jean Carroll

by admin
Spread the love

Gjykata ka urdhëruar ish-presidentin Donald Trump që t’i paguajë 18.3 milion dollarë si dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë për dëme ndëshkuese ndaj autores E Jean Carroll, pas akuzave për përdhunim.

Shuma totale arrin në 83.3 milion dollarë në total.

Juria prej shtatë burrash dhe dy grash në gjykatën federale në Manhatan nisi diskutimin pak pas drekës të premten, rreth orës 14:40 me orën lokale. Pas afro tri orësh diskutime, ata arritën në një vendim unanim.

Trump nuk ishte në gjykatë, pasi u largua para se të jepej vendimi. Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i Carroll ishte sajesë dhe ai nuk e kishte përdhunuar, por juria vendosi në favor të autores.

Më herët të enjten, avokatët e Carroll shfaqën video nga dëshmitë e Trump ku ai e quante atë “të sëmurë mendërisht” dhe e kërcënonte se do ta padiste.

“Është një akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk ka se si të ndodhte”, shprehej Trump.

80-vjeçarja Carroll kërkoi të paktën 10 milionë dollarë dëmshpërblim lidhur me deklaratat e ish-presidentit Trump në qershor 2019, ku ai mohonte se e kishte përdhunuar atë në mes të viteve 1990 në dhomat e provave të një dyqani veshjesh në Manhatan.

77-vjeçari Trump e akuzonte autoren Carroll se e kishte bërë akuzën për të marrë vëmendjen për shitjen e biografisë së saj.

Majin e kaluar, një tjetër juri e urdhëroi Trumin t’i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë për një mohim të ngjashëm ndaj akuzave të saj në tetor 2022.


Top Channel

You may also like