Akuzat për manipulime në zgjedhjen e kreut të FRPD, flet Evi Kokalari: Turp që e lejuat, nuk merrem më me këtë nivel njerëzish, Agron Gjekmarkaj e ironizon: Ikja e tretë pas Konicës dhe Kadaresë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor të PD-së, kanë rikthyer debatin për manipulime dhe parregullsi brenda kësaj force politike, ku pas publikimit të disa listave të zgjedhësve ku rezultonte se në Forumin Rinor, kanë votuar persona mbi 35-vjeç apo të tjerë që nuk e kishin emrin në listën e votuesve, ka reaguar edhe Evi Kokalari, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

“Sot ju vartë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masaker zgjedhore. Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!”, shkruan Kokalari.

Por “largimin” e saj nga Partia Demokratike, e ka ironizuar deputeti Agron Gjekmarkaj.

Sipas tij, ky është largimi i tretë që ndodh pas ikjes së Konicës dhe Kadaresë.

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po iken duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall, brengë, dilema. Pas ikjes se Konices dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendet e zhgenjyer e uruara!!”, shkruan Gjekmarkaj.

You may also like