Akuza ndërpartiake për krizën energjetike. Opozita thotë se na pret një vit i vështirë ekonomikisht

by admin
Spread the love

Energjia e shtrenjtë elektrike mbetet temë kryesore e grindjeve ndërpartiake. Opozita pretendon se na pret një vit i vështirë ekonomikisht, sepse çmimet e produkteve do të vazhdojnë të rriten.

VMRO DPMNE-ja parashikon se në verë do të ketë sërish çmim më të lartë të rrymës, për shkak të, siç thonë, keqmenaxhimit të qeverisë me kompanitë energjetike, por edhe krizës globale.

“Në korrik, kur do të ketë rishqyrtim të kostove, mendoj se do të ketë sërish rritje. Nëse asgjë tjetër, sigurisht që do të ketë ndryshim, sepse Ligji i TVSH-së do të kërkojë rimbursim prej 10%, pra nga 5% në 10% tatim. Së pari ai imput do të ndihet, dhe nuk pres që në këtë periudhë të shkurtër kjo Qeveri të menaxhojë gjithçka që ka shkatërruar në pesë vjet”,
tha Elena Markova Velinova – Kryetare e Komisionit për Energjetikë.

Aleanca për Shqiptarët tregon dështimet në sektorin e energjetikës. Ata thonë se me heqjen e tarifës së lirë ditore, rritja është realisht 14.23% dhe i kanë ofruar Qeverisë që t’i shqyrtojë propozimet e tyre.

“Të hiqet pesë për qind e TVSH-së gjatë krizës energjetike, kështu që me në llogari do të sigurohet ndihmë për qytetarët prej 156 denarë ose tarifën për ndriçim publik prej 168 denarë ta merr përsipër pushteti qendror”, theksoi Ilire Dauti nga ASH.

Socialdemokratët sigurojnë se ekonomia është e qëndrueshme dhe qeveria është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët dhe kompanitë. Ata pohojnë se kanë reaguar shpejt dhe në kohë, gjë që ka parandaluar goditjen e çmimeve.

“Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vetëm 9.48%, që është shumë më poshtë se parashikimi fillestar prej mbi 25%. Në të njëjtën kohë do të ruhet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës dhe gjatë të dielës dhe nuk do të ketë kufizime shtesë”,
u shpreh Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Lidhur me akuzat e opozitës, Kuzeska u përgjigj se VMRO-DPMNE po e shpërdoron krizën për pikë të lira politike dhe vetëm krijon panik te qytetarët.

You may also like