Akuza e fortë e Gazment Bardhit: Bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar të drejtën që për 30 vite të bëjë investime në këtë zonë

by admin
Spread the love

Deputeti Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e sotme se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka ka krijuar një kompani pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji për investimet strategjike.

“Është një aksion i nisur që në datën 4 maj me ngritjen e një komisioni të posaçëm, dua të them që ligji për investimet strategjike është kthyer në abuzim me shqiptarët, rasti më flagrant është ai i Xhaçkës, se të tjera do të bëhen publike në ditët në vijim, është rasti i familjes së ministres Olta Xhaçka. Ata e kanë të ndaluar të përfitojnë, nuk lejohet të ketë kompani private, por pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji, bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka krijuar një kompani me veprimtari hoteleri turizëm. Bashkëshorti ka përfituar edhe të drejtën për të përdorur plazhin rreth pronës ku do të bëjë investimin për 30 vite. Pasi ka marrë firmën e Edi Ramës ka bërë ca veprime fiktive për të treguar se nuk është ai që qëndron pas kësaj. Kjo është bërë në shkelje të ligjit, Edi Rama si kryeministër por edhe si kryetar kishte detyrimin për të reaguar, por në këtë rast kryeministri ka kryer shpërdorim detyre, ndërkohë që për ministren Xhaçka ajo ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit. Procedura duhet të nisë pa vonesa. Ajo që kanë hedhur poshtë socialistët është një kërkesë e jona për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. U rrëzua me argumentin se s’do të jetë i posaçëm por hetimor”, tha Bardhi.

You may also like