Aktorja turke bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

by admin
Spread the love

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë bekuar me fëmijën e tyre të tretë.

Korel e njohur në Shqipëri përmes rolit të “Sheherzades” ka sjellë në jetë mbrëmjen e djeshme një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Leyla.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se Halit, i cili nuk e la partneren e tij në asnjë moment vetëm gjatë lindjes u shoqërua edhe nga 2 fëmijët, Ali dhe Han

Ndërkohë, pritet që ditët në vazhdim aktorët te ndajnë me ndjekësit foto të vogëlushes pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme pas lindjes.

Korel bëri debutimin e saj si Leyla në Kurtlar Vadisi: Irak (Lugina e Ujqërve: Irak). Ajo mori vëmendjen e madhe pasi luajti si Şehrazat Evliyaoğlu në Binbir Gece.

Korel është vajza e aktorit Tanju Korel dhe aktores Hülya Darcan. Ajo u diplomua në departamentin e Teatrit të Universitetit të Arteve të Bukura Mimar Sinan.
Në gusht 2009, Korel u martua me aktorin Halit Ergenç, i cili ishte partneri i saj në Binbir Gece (1001 Netë). Në shkurt të vitit 2010, ajo lindi fëmijën e parë të çiftit, një djalë të quajtur Ali. Një djalë tjetër, i quajtur Han, lindi në mars 2020.


You may also like