Aktori turk me origjinë shqiptare bëhet bashkë me aktoren më të pëlqyer turke, Hande

by admin
Spread the love

Aktorin shumë të njohur në Turqi me origjinë shqiptare, Can Yaman, mund ta shohim së shpejti krah një prej aktoreve më të mira turke Hande Ercel.

Mësohet se aktori është pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco” dhe pagesa e aktorit shkon deri në 850 mijë euro për episod.

Seriali do të xhirohet në Itali, siç zbulohet nga vetë Can Yaman dhe në krah të tij mund të jetë edhe Hande Erçel (aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”).

Ky bashkim po titullohet “çifti i artë” nga mediat turke pasi aktualisht, ata rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi (sipas renditjes së hartuar nga faqja IMDB).

Seriali do të jetë rreth Can Yaman që vjen në rolin e ‘El Turco’, i cili transferohet në Itali, në fshatin Moena, pas rrethimit të Vienës dhe për të çliruar fshatin nga feudalët.

Në fakt, fshati Moena është një qytet i vogël i vendosur në Val di Fassa në Trentino Alto Adige, i cili ka një lidhje të fortë me Turqinë. Siç tregon legjenda, në vitin 1683, vit në të cilin Perandoria Osmane rrethoi Vienën, një ushtar turk që arriti të shpëtonte nga kthetrat e ushtrisë austriake, mundi të arrinte në fshatin Moena.

Banorët u kujdesën për të, ndaj “El Turco” vendosi të qëndrojë në qytezën e vogël dhe në një lagje, që edhe sot quhet “Turqi”.

Kjo është historia e serialit që pritet të nis së shpejti së realizuari.


You may also like