Aktori ka zbuluar si ka xhiruar skena intime me J.Lo: Ka fshehur organin gjenital…

by admin
Spread the love

Ryan Guzman zbuloi detajet e pathëna – si ishte të filmonte skena të nxehta me Jennifer Lopez

Filmin “The Boy Next Door” e kanë shikuar miliona njerëz në gjithë botën, madje para shtatë vjetësh.

Aktorët kryesorë e këtij realizimi ishin Jennifer Lopez dhe Ryan Guzman, ndërsa çifti i aktorëve ka luajtur disa skena provokuese.

Se nuk është aspak e lehtë të bëhen skena të nxehta me njërën ndër aktoret më të bukura, tregojnë detajet të cilat i ka zbuluar Ryan.

Nëse ju kujtohet, Jennifer Lopez në filmin luan rolin e mësueses Claire Peterson, së cilës tinejxheri i lagjes “ia vuri syrin”. Ata filluan një aventurë për shkak të së cilës Claire shumë shpejt u pendua.

Kur mësoi se pikërisht ai ishte i biri i mikut të saj, pasoi një dramë e vërtetë, mirëpo djaloshi nga komshillëku nuk dëshiroi të pranojë refuzimin. U bë i fiksuar me mësuesen, ndërsa Ryan dhe Jennifer kishin për detyrë të xhironin skena intime.

Aktori ka zbuluar se si është dukur xhirimi, duke i rikujtuar të gjitha detajet!

“Sigurimi praktikisht ishte gjithandej rreth nesh. Jennifer në vete kishte një material të caktuar për shkak të të cilit në kamerë është dukur sikur unë e prek në pjesët intime, që nuk është ashtu. Çdo gjë ishte rreptësishtë profesionale”, ka thënë aktori.

“Madje edhe kur ia kam prekur gjoksin, dora patjetër është dashur të vendoset saktësisht në atë mënyrë që askush nuk ka mundur ta shohë sigurimin në prapavijë. Na shikonin nga të gjitha anët. Për këtë shkak jam detyruat t’i them se jam paksa nervoz”, ka thënë aktori.

Guzman gjoja ka marrë edhe një “kravatë” për organin e tij gjenital, në mënyrë që gjatë xhirimit rastësisht të mos shkojë diçka jashtë protokollit.

Shikoni një ndër skenat e tyre të përbashkëta:

You may also like