Aktori i Portokallisë dhe serialit “Familja Kuqezi”, pjesë e Big Brother VIP 2

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania do të nisë këtë muaj dhe sipas gjithë gjasave, banorët pritet të hyjnë në shtëpi më 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve. E shumë emra po përfliten si konkurrentë të mundshëm të këtij edicioni të dytë. Së fundmi pas moderatores Lei Kraja, që flitet se do të jetë pjesë e Big Brother, një tjetër emër ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar, Gent Hazizi, për të cilin thuhet se do t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore. Burime për revistën “Anabel” bëjnë me dije se Gent Hazizi i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e aktorit. Përveç Leit këto janë disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.

Gjatë një interviste të dhënë disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë. “Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre.

Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- është shprehur Arbana Osmani në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

You may also like