Aktori i famshëm i “Sex and the City” akuzohet nga dy femra për ngacmim seksual – Shqip

by admin
Spread the love

22:07 | 18 Dhjetor 2021

Aktori Chris Noth është akuzuar për ngacmim seksual nga dy gra.

Sipas “Hollywood Reporter”, Zoe, tashmë 40 vjeç dhe Lily, tashmë 31 kanë shprehur vazhdimisht akuzat e tyre mbi Noth në Tetor dhe Gusht.

Zoe shprehet se incidenti ka ndodhur në Los Angeles në 2004 kur sapo kishtë mbaruar studimet e larta. Ajo pretendon se Noth e ka përdhunuar ndërkohë që ajo po kthente një libër në apartamentin e tij.

Nga ana tjetër, Lily pretendon se ngacmimi seksual ka ndodhur në New York në vitin 2015.

Megjithatë, Noth nuk ka nguruar t’i përgjigjet aludimeve gjatë një deklarate për “In Touch”: “Akuzat që janë bërë për mua nga njerëz që kam njohur vite apo dekada më parë janë kategorikisht të pavërteta. Çdo gjë ka qënë konsensuale. Nuk e di pse po flasin pikërisht tani, por unë nuk i kam përdhunuar ato gra.”

Noth , ka qenë një element kyç i televizionit që kur u shfaq për herë të parë në “Law & Order”, por më së shumti njihet si interpretimi i dashurisë shumëvjeçare të Sarah Jessica Parker në “Sex and the City”, Mr. Big. Së fundmi, aktori ripërsëriti rolin e tij kur u shfaq në rikthimin e spektaklit me “Just Like That…”

“Just Like That” u shfaq premierë më 9 dhjetor 2021 me dy episode. Tetë episodet e mbetura shfaqen premierë çdo javë të enjten.

You may also like