Aktivistja e PD shpërthen në takimin e Bashës në Fier: Berisha po u kërkon demokratëve të bëjnë vetëvrasje

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Fierit ku zhvilloi një takim me demokratët. Suzana Malaj, një aktiviste e Partisë Demokratike atje gjatë fjalës së saj u shpreh se Sali Berisha po u kërkon demokratëve të bëjnë një akt vetëvrasës.

Sipas saj kjo është e padrejtë dhe e pamoralshme pasi demokratët nuk kanë pse vrasin asiratën e tyre për të nesërmen.

“Çfarë po iu kërkon Sali Berisha sot demokratëve? Ka nisur turin e dytë fantazmagorik dhe nuk po kërkon as më shumë e as më pak, po ai po kërkon që ne të gjithë bashkë të bëjmë një akt vetëvrasjeje. A mund ta pranojnë demokratët të shpallen të padëshiruar nga aleatët tanë perëndimorë dhe nga aleati ynë i madh strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kjo nuk është as e drejtë, as e moralshme. Kjo është mizori dhe demokratët nuk kanë pse të vrasin aspiratën e tyre për të nesërmen.”-tha ajo.

You may also like