Aktivistja e njohur tregon çfarë fshihet pas kërkesës së Bashës për vetting në politikë dhe fatin që e pret Berishën

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Brisida Gjikondi shprehet e bindure se nisma e PD-së për vettingun në politikë shoqërohet me një hile nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas saj kjo nismë bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ajo e cilësoi si një hile e Bashës faktin e paraqitjes së këtij ligji që synon jo pastrimin e klasës politike nga të korruptuarit, por kryerjen e një amnistie.

“Nisma ka një hile brenda. Pa mbaruar vettingu në gjyqësor nuk mund të bësh këtë, por nuk është kjo vetëm kemi institucione si prokuroria, ILDKPI, SHISH, Gjykata. Kjo është djallëzore jo vetëm për të penguar punën e vettingun, por edhe djallëzore me problemet që po kalon ajo parti. Ai do të defaktorizojë Berishën dhe do të faktorizohet vetë. Këtë iniciativë PD e ka marrë një herë në 2018. Këta pretendojnë të kontrollojnë veten me një komision me 6 vetë, të kenë veton dhe për t’u kontrolluar ose për t’u hequr ose heq një politikan. Kjo është një amnisti e hapur. Më vjen keq se kjo klasë politike do të bëjë një ligj që të pastrojë veten”, tha Gjikondi.

Më tej ajo theksoi se partitë politike e kanë kthyer Kushtetutën në paranojat e tyre, duke futur lloj nenesh. “Kushtetuta nuk mund të bëhet një kosh plehrash”, tha ajo.

You may also like