Akti i dytë/ Vëmendja tek United-Barcelona, Juventus dhe Roma rrezikojnë dështimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Europa League luhen ndeshjet e kthimit të fazës play-off teksa bëhet fjalë edhe për takimet vendimtare nga të cilat do të dalin skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/16-tave.

Vëmendja sigurisht është në Old Trafford aty ku Manchester United pret Barcelonën. Sfida e parë në Camp Nou ishte spektakolare dhe u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa në Angli do të luhet gjithçka për gjithçka me të dyja skuadrat që vijnë në formë optimale. Nga ana tjetër, Juventus udhëton në Francë ku i pret përballja me Nantes. Gjithçka e hapur edhe në këtë sfidë duke qenë se në Torino 90-minutat përfunduan me shifrat 1-1.

Në këtë ndeshje bardhezinjtë vuajnë mungesën e Federico Chiesa, ndërsa nga ana tjetër eliminimi në këtë fazë nga kompeticionet europiane do ta bënte edhe më dramatik sezonin e “Zonjës së Vjetër”. Ndërkaq, një tjetër skuadër italiane në vështirësi është Roma.

Verdhekuqtë u mposhtën 1-0 nga Salzburg në transfertë dhe në Olimpico me mbështetjen e tifozerisë, të besuarit e trajnerit Jose Mourinho do të tentojnë përmbysjen. Për Romën mbetet në dyshim prezenca e Paulo Dybala, me argjentinasin që do të bëjë çmos të jetë prezent.

Në ndeshjet e tjera, Union Berlin pret Ajax me sfidën e parë që përfundoi në barazim pa gola, Rennes do të tentojë përmbysjen në shtëpi ndaj Shaktar Donetsk me sfidën e parë që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ukrainasve, Sevilla udhëton e qetë drejt Holandës pas fitoi të parën ndaj PSV me rezultatin 3-0, Monaco luan në shtëpi pas fitores 3-2 në Gjermani ndaj Bayer Leverkusen ndërsa Midtjylland pret në Danimarkë Sportingun e Lisbonës me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultatin 1-1.


Top Channel

You may also like