Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të AShNA-s, dyshohen për keqmenaxhim të tenderit për blerjen e radarit të Goleshit

by admin
Spread the love

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Klankosova.tv merr vesh se bëhet fjalë për Bahri Nuredinin, i cili ka qenë drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Driton Mehajn, që ka qenë menaxher i projektit për blerjen e Radarit të Goleshit.

Nuredini dhe Mehaj dyshohet se nga muaji shtator i vitit 2011 deri në gusht të vitit 2018 në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana përfitim të kundërligjshëm.

Klankosova.tv merr vesh poashtu se aktakuza është ngritur mbi dyshimet për keqmenaxhimin e tenderit për blerjen e radarit të Goleshit në vlerë prej 8 milionë eurosh, i cili ishte prishur vetëm pak muaj më pas.

Radari i Goleshit kishte pasur prishje në vazhdimësi, çka edhe kishte ngritur dyshime se ai nuk ishte sjellë i ri, pavarësisht që kompania që e kishte shitur e mohonte një gjë të tillë.

Kompania nga Tirana “TCN”, që përmendet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, nuk kishte dhënë garanci për pajisjen si dhe e kishte prishur kontratën 8 milionëshe çka e kishte detyruar AShNA-n të hapte tender të ri me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro për punët që kishin mbetur pa u kryer në radarin e Goleshit.

 

 

You may also like