Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vjedhjen e 2.7 milionëshit në Thesar

by admin
Spread the love

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të pandehurve për rastin e vjedhjes në Thesar të Shtetit.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar humbje buxhetit të shtetit prej mbi dy milionë e 700 euro, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, transmeton  Klankosova.tv.

“I pandehuri L.G., akuzohet për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’,  ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’, si dhe ‘’Shpëlarje e parasë’’, në bashkëkryerje me të pandehurin K.SH.”, thuhet në kumtesë.

“Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet K.SH., është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Ndihma’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Sipas prokurorisë humbjet e shkaktuara si pasojë e veprimeve të të dyshuarve janë dy milionë e 77 mijë e 995 euro

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar Buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”.

 

You may also like