Aksioni me bori ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë

by admin
Spread the love

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë falënderuar të gjithë gastronomët për pjesëmarrjen në aksionin që  u mbajt kundër masave anti COVID.

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë! Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët”.

“Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 14:00 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme!”, thuhet në reagimin e Shoqatës në rrjetin social Facebook.

You may also like