Aksionet e Uber rriten, falë parashikimeve të mira mbi fitimet

by admin
Spread the love
Rimëkëmbja e “rideshare” sfidon inflacionin

 

Uber Technologies Inc parashikoi të martën fitim operativ për tremujorin e katërt, më i lartë se vlerësimet e Wall Street duke vënë bast mbi kontrollin e kostove dhe rritjen e kërkesës për udhëtime, ndërkohë që klientët po rifillojnë të shpenzojnë më shumë për udhëtime, duke rritur aksionet e kompanisë me 15%.

Me rihapjen e qyteteve dhe bumin e udhëtimeve, konsumatorët po e zhvendosin buxhetin e tyre drejt shërbimeve, deklaroi CEO i kompanisë, Dara Khosrowshahi, krahasuar me dy vite më parë, për shkak të COVID, kur i kufizuan shpenzimet për nevoja bazë.

“Në këtë moment, sinqerisht, nuk shohim asnjë shenjë dobësie të konsumatorëve”, – u tha analistëve Khosrowshahi, me një kërkesë të fortë për rideshare (ndarje të udhëtimit) dhe food delivery (dërgim të ushqimit) edhe në Europë ku kostoja e jetesës ka kapur majat.

Përdoruesit aktivë mujorë në aplikacionet e Uber janë rritur me 14%, duke kapërcyer nivelet e shtatorit 2019, falë udhëtimeve në aeroport, ndërsa të ardhurat e segmentit rideshare janë rritur me 73% në tremujorin e tretë.

Uber, megjithatë, po përpiqet të kufizojë punësimet e reja dhe të reduktojë shpenzimet për të rritur fitimin, pasi Khosrowshahi paralajmëroi për një ndikim të mundshëm nga një dollar i fortë në fitimet e tij përtej oqeanit.

Kompania, e cila është përballur me mungesën e shoferëve në SHBA gjatë rimëkëmbjes nga humbjet për shkak të pandemisë, deklaroi se edhe drejtuesit aktivë janë kthyer në nivelet e shtatorit 2019, pasi inflacioni i shtyn shumë njerëz të kërkojnë burime të ardhurash shtesë.

Shoqëria parashikoi që EBITDA e rregulluar në tremujorin e katërt, një parametër i fitimeve mjaft i vlerësuar nga investitorët, do të jetë midis 600 dhe 630 milionë dollarë. Analistët prisnin që të ishte 569,39 milionë dollarë, sipas të dhënave të Refinitiv.

Është një konfirmim i mëtejshëm i faktit se ky mund të jetë një aktivitet shumë fitimprurës – deklaroi Steven Fox, CEO i Fox Advisors.

Rezervimet bruto, ose ndryshe vlera totale në dollarë e shërbimeve të saj, pritet të rriten midis 23% dhe 27% krahasuar me një rritje prej 26% në tremujorin, që përfundoi më 30 shtator.

Të ardhurat u rritën me 72% në 8.34 miliardë dollarë dhe fitimi i rregulluar ishte 516 milionë dollarë, duke tejkaluar vlerësimet. Megjithatë, humbja tremujore ishte 1.2 miliardë dollarë, për shkak të investimeve në aksione të Uber.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like