Aksionet e Meta arrijnë në 20%, pas rritjes së numrit të përdoruesve të Facebook

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Facebook regjistroi rënie të numrit të përdoruesve në fillim të këtij viti, kurse kompania mëmë, Meta, regjistroi një fitim përpara objektivave të Wall Street, duke sfiduar pritshmëritë e investitorëve, me një raport tremujor i cili rriti aksionet në 20%.

CEO i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, tha se shoqëria do të shkurtonte kostot që po investonte në instrumentet e Inteligjencës Artificiale, për të përmirësuar rekomandimet dhe reklamat. Ky është një tregues se Meta po angazhohet për të fituar para, ndërkohë që punon mbi ambiciet në afat të gjatë, për të krijuar metaverse.

Sipas të dhënave të IBES nga Refinitiv, fitimi i Meta-s mposhti objektivat e Wall Street me 2,72 dollarë për aksion, krahasuar me një vlerësim mesatar të analistëve prej 2,56 dollarësh. Fitimet u reduktuan nga Meta, e cila regjistroi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në një dekadë.

Përdoruesit aktivë ditorë të Facebook (Daily Active Users – DAU), një metrikë kyçe për reklamuesit ishin 1,96 miliardë, pak më lart se vlerësimi prej 1,95 miliardë, sipas të dhënave të IBES të Refinitiv. Përdoruesit aktivë mujorë ishin 2,94 miliardë, duke kapërcyer pritshmëritë e Wall Street, në 30 milionë.

Meta ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj nga fillimi i vitit, pas një raporti të zymtë të fitimeve në shkurt, kur numri i përdoruesve aktivë ditorë të Facebook ra për herë të parë. Kompania parashikoi një tremujor negativ, duke fajësuar faktorë të ndryshëm, duke përfshirë ndryshimet e privatësisë së Apple dhe rritjen e konkurrencës nga platforma si TikTok të ByteDance.

“Është një lajm i mirë që Meta ia ka dalë, në njëfarë mënyre, të rikuperojë rritjen e numrit të përdoruesve ditorë. Ishte e nevojshme të tregonte një lloj kthese të tendencës krahasuar me ecurinë e tremujorit të kaluar” tha Debra Williamson, analiste e “Insider Intelligence”.

“Megjithatë, rritja e përdoruesve aktivë mujorë po ngadalësohet me shpejtësi. Disa tremujorë më parë, Facebook mund të mbështetej në tregjet në zhvillim për të mbajtur motorin e rritjes, por tashmë edhe këto mundësi me rritje të lartë po fillojnë të shterojnë”, tha znj. Williamson.
Të ardhurat totale, pjesa më e madhe e të cilave vjen nga shitja e reklamave, u rritëm me 7% në 27,91 miliardë dollarë në tremujorin e parë, duke zhgënjyer pritshmëritë e analistëve prej 28,20 miliardë dollarë, sipas të dhënave të IBES të Refinitiv.

Në një video-konferencë me analistët të mërkurën, Chief Financial Officer, Dave Wehner, përmendi disa faktorë, duke përfshirë ngadalësimin e e-commerce pas rritjes së shpejtë gjatë pandemisë Covid-19, humbjen e të ardhurave nga Rusia dhe uljen e kërkesës për reklama në mes të pasigurisë ekonomike globale. Zuckerberg risolli në vëmendje disa paralajmërime të mëparshme në lidhje me sfidat e angazhimit që po zhvendosej drejt veçorive të tilla si ofrimi i videove të shkurtra Reels, të cilat sjellin më pak të ardhura se formatet e tjera të reklamave.

Rusia e ndaloi Facebook dhe Instagram në mars, duke e shpallur Meta-n fajtor për “aktivitet ekstremist”. Shërbimi i mesazheve të Meta, WhatsApp, nuk u bllokua. Meta ua ka ndaluar reklamuesve në Rusi të krijojnë dhe të shfaqin reklama në të gjithë botën.

Meta parashikon që të ardhurat në tremujorin e dytë të jenë 28 – 30 miliardë dollarë. Ndërsa analistët prisnin mesatarisht të ardhura në 30,63 miliardë dollarë. Shoqëria tha se perspektiva pasqyronte faktorë si lufta në Ukrainë dhe se po monitoronte ndikimin e mundshëm të lëvizjeve rregullatore në Europë.
Raportet e fundit të të ardhurave të Alphabet Inc, shoqëria mëmë e Google dhe Snap Inc sinjalizojnë për ndikimin e trazirave ekonomike globale në shpenzimet për reklamat dixhitale, mes të cilave inflacioni në rritje dhe paqartësitë gjeopolitike.

“Mendoj se pas Google, pritshmëritë ishin për më të keqen absolute”, – tha Rick Meckler, partner i Cherry Lane Investments, një zyrë investimesh familjare në New Vernon, New Jersey.

Meta uli shpenzimet totale të pritshme për vitin 2022 në mes 87 miliardë dhe 92 miliardë dollarë, nga perspektiva e mëparshme prej 90 – 95 miliardë dollarë.

/ Reuters

You may also like