Aksion policor në artaritë në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, konfiskohen mbi 10 kilogram ari

by admin
Spread the love




MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në artaritë në rajonin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar më tepër se 10 kilogram ari, gjegjësisht është konstatuar mosrespektim i obligimeve që dalin nga Ligji për regjistrim të pagesave, si dhe vepra penal të përcaktuara me Kodin Penal.
Gjatë kontrollit në tetë artari në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar të pavulosur, në Tetovë janë kontrolluar 11 lokale ku janë gjetur dhe konfiskuar 7 399 gram ar të pavulosur, në Gostivar janë kontrolluar shtatë artari dhe janë konfiskuar 1 690 gram, ndërsa në Kërçovë 269 gram ari.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike janë konstatuar edhe parregullsi tjera të cilat do të konstatohen në mënyrë adekuate.
Pas dokumentimi të rasteve kundër pronarëve dhe subjekteve juridik do të ketë kallëzime adekuate. /SHENJA/


You may also like