Aksidentohet Robert Berisha, ja gjendja shëndetësore e artistit

by admin
Spread the love

Robert Berisha ditën e sotme u përfshi në një aksident automobilistik. Insajder publikoi pamjet nga aksidenti i ndodhur tek vendi i quajtur “Rrethi me flamur” në Prishtinë. Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.

Bëhet e ditur se Roberti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aksidenti në të cilin u përfshi nuk ka patur asnjë dëm serioz. Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

I kontaktuar nga Panorama plus, Roberti tha se bëhet fjalë për një aksident të lehtë dhe se nuk ka patur asgjë serioze.

“Aksident i lehtë. Një kamion nga më të mëdhenjtë më goditi nga pas. Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin”, u shpreh ai.

Roberti publikoi edhe një foto nga makina ku shfaqet i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë.

You may also like