Aksident trafiku në Debërllukë të Vushtrrisë, tre të lënduar

by admin
Spread the love

Sot, rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

klankosova.tv

Lexo lajme interesante

You may also like