Aksident te “Santea” në Prishtinë, dy vetura ndeshen në semaforë – pesë të lënduar

by admin
Spread the love

Dy automjete janë ndeshur sot pasdite në vendin e njohur si “Santea”, në Prishtinë.

Pesë persona janë të lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Bill Klintoni”, ka konfirmuar policia.

Insajderi ka publikuar një fotografi që e ka dërguar një qytetar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarjen për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 1:30 në rrugën ‘Bill Klintoni’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy automjete”, tha Ahmeti.

Personave të lënduar, Ahmeti thotë se ju është ofruar ndihma mjekësore.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave ju është ofruar ndihmë mjekësore”.

Tutje, Ahmeti shtoi se me rastin janë duke u merrur njësiti i trafikut rrugor.

You may also like