Aksident në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, dy persona të lënduar – Shqip

by admin
Spread the love

Dje (16-mars) në ora 07:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamnjan të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa regjistrimi të Tetovës, njëra tip “Volkswagen Passat” e drejtuar nga 45-vjeçari N.R. nga Kamnjani dhe tjetra Seat Cordoba e drejtuar nga B.S.(42) nga Siniçani i Tetovës, si dhe një autobus Mercedes me targa të tetovës, i parkuar nga R.F.(55) nga Kamnjani. Në këtë aksident drejtuesi i veturës “kordoba” B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i tij i mitur, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

You may also like