Aksident në afërsi të Deçanit, katër të lënduar

by admin
Spread the love

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lëbushë – Deçan.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu tha për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë, derisa dy të tjerë janë dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për shkak të natyrës së lëndimit.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë “- tha Rugova.

You may also like