Aksident masiv në SHBA/ Përplasen dhjetëra makina, të aksidentuarit rrëfejnë momentet e tmerrit (Pamjet)

by admin
Spread the love

Një aksident i shumëfishtë u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune në Michigan të SHBA-ve, ku rreth 100 automjete u përplasën në autostradën I-96 në qarkun Ionia.  

Mediat amerikane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dhjetëra makina dhe fatmirësisht nuk ka viktima, por vetëm të lënduar dhe dëme materiale.

Forcat Policore iu përgjigjën grumbullimit në korsitë lindore të autostradës I-96 midis miljeve 73 dhe 76 në Portland Township, tha Policia e Shtetit të Miçiganit pak pas orës 17:00 me orën lokale.

“Ishim duke ecur 35 milje në orë, burri im po ngiste, dhe ishte sikur nuk mund të shihnim asgjë dhe më pas krejt papritur… një përplasje masive me makinë”- tha Jenny Campbell, një nga të dëmtuarat e aksidentit masiv për  FOX 17.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sakaq theksohet se para aksidentit autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim për dukshmërinë e reduktuar në rrugë për shkak të reshjeve të borës, duke u bërë apel shoferëve të drejtojnë me kujdes.