Aksident i rëndë në Hasanbeg, humb jetën një person

by admin
Spread the love




Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Hasanbeg, në të cilin një veturë ka goditur fortë autobusin e linjës 65 që shkon për në Hasanbeg. Ndërkaq, sipas informacioneve fillestare nga Ministria e Punëve të Brendshme, një person e ka humbur jetën në këtë aksident.

“Sot rreth orës 17:35 është raportuar se në rrugën  “Çento” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi në linjën JSP nr.65, me drejtues shtetasin S. S. (1961) nga Shkupi, dhe një PMV “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O (1982) nga Shkupi. Është konstatuar vdekja e S.O. drejtuesi i autobusit dhe një pasagjer i autobusit janë transferuar në QK “Nënë Tereza”, ndërsa tre pasagjerë të autobusit janë transferuar në spitalin “Shën Naum Ohridski”, thonë nga MPB.


You may also like