Aksident fatal në autostradën Shkup-Kumanovë, humb jetën shoferi

by admin
Spread the love

Një shofer ka ndërruar jetë pas një aksidenti në pikën pagesën në Kumanovë, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një veturë VW Golf 5, ngjyrë e kaltër, me targa të Shkupit. Aksidenti ka ndodhur sot, në trasenë nga Shkupi drejt Kumanovës.

Vetura është përplasur në pjesën e betonit, pas çka ka shpërthyer edhe zjarr, ndërkaq për nxjerrjen e viktimës nga vetura kanë asistuar edhe zjarrëfikësit e Kumanovës.

Me datë 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB- Kumanovë është raportuar se në pikën e pagesës “Rramanli” në magjistralen Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur në shtyllë të pikës pagesore, duke shkaktuar zjarr në automjet. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e pikës së pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka realizuar kontroll të vendit”, njofton MPB.

You may also like